Mourinho “synon” të kthehet në United

Mourinho “synon” të kthehet në United

Jose Mourinho thuhet se dëshiron të zëvendësojë Erik ten Hag si trajner i Manchester United këtë verë.

Sipas Manchester Evening News, Mourinho po synon një rikthim në një pozicion të nxehtë menaxherial në Premier League përpara sezonit 2024-2025.

Mësohet se Mourinho ka njoftuar miqtë e ngushtë se do të ‘shëtiste’ në Old Trafford nëse i jepej mundësia për të menaxhuar edhe një herë klubin, shkruan Sportsmole.co, përcjell Klankosova.tv.

61-vjeçari thuhet se është mik i mirë me pronarin e ri minoritar të United, Sir Jim Ratcliffe, i cili ka marrë kontrollin e operacioneve të futbollit nga familja Glazer.

Megjithatë, besohet se grupi INEOS nuk po e shikon Mourinhon si një zëvendësues të mundshëm për Ten Hag ndërsa sezoni i afrohet përfundimit.