Mourinho pritet ta ketë një formacion të çmendur te Fenerbahçe me gjashtë yje që mund t’i bashkohet

Mourinho pritet ta ketë një formacion të çmendur te Fenerbahçe me gjashtë yje që mund t’i bashkohet

Trajneri portugez, Jose Mourinho do të bëjë shumë ndryshime të Fenerbahce, pasi synimi i vetëm i tij dhe i klubit është të rikthej titullin e Turqisë.

Mourinho ka vënë nënshkruar një kontratë që do ta shohë atë të marrë drejtimin e gjigantëve turk Fenerbahce deri në vitin 2026.

Mourinho do të mbikëqyrë skuadrën e Superligës Turke, e cila për pak e humbi titullin këtë sezon ndaj rivalëve të Galatasarayt.

Trajneri portugez do të shpresojë se mund të krijojë një skuadër që do t’i japë fund pritjes së tyre 10-vjeçare për të rifituar titullin e kampionëve të Turqisë.

Me përvojën e madhe të Mourinhos dhe katalogun e lojtarëve të jashtëzakonshëm që ai ka menaxhuar, gazeta The Sun ka hedh një vështrim se si Fenerbahce mund të rreshtohet vitin e ardhshëm me disa fytyra të reja që vijnë nga dera.

Pavarësisht se Fenerbahce pësoi numrin e dytë më pak të golave ​​në Super Ligën Turke sezonin e kaluar, do të duhet të ketë disa ndryshime në prapavijë.

Dominik Livakovic ka të ngjarë të ruajë vendin e tij mes shtyllave, ndërsa nga krahët pritet të luajnë Ferdi Kadioglu dhe Bright Osayi-Samuel.

Mourinhon pritet të ndërhyj në qendër të mbrojtjes duke nënshkruar me ish-lojtarët e tij të Manchester Unitedit, Victor Lindelof dhe Harry Maguire.

Në mesfushë, portugezi gjithashtu do ta ketë një ish-lojtar të tijin, Fred, i cili do ta formojë një dyshe me yllin argjentinas, Giovanni Lo Celso, të cilin e ka pasur lojtarë të Tottenham Hotspur.

Sulmi do të jetë i gjithi i rinovuar me yje si Willian dhe Paolo Dybala nga krahët dhe Romelu Lukaku në qendër. Pas tyre pritet të jetë Dusan Tadiq.