Mourinho mund të bëjë një rikthim sensacional në Ligën Premier
Shanset janë rritur së fundmi që trajneri legjendar portugez, Jose Mourinho, të bëjë një rikthim të bujshëm në Ligën Premier.
Mourinho ka qenë pa punë që kur u shkarkua nga Roma në fillim të këtij viti dhe është lidhur rregullisht me një rikthim në kampionatin elitar anglez.
Mourinho tashmë e ka pranuar se dëshiron të gjejë një klub të ri përpara nisjes së sezonit 2024/25.
“Nuk jam në pushim, dua të punoj. Dua të punoj, por thjesht nuk dua të marr vendimin e gabuar. Më duhet të pres atë të duhurin, atë që më motivon. Por nëse do të mund të punoja nesër, do të punoja nesër”, ka thënë Mourinho për beIN SPORTS.