Moti gjatë ditës së sotme do të karakterizohet nga intervale me diell dhe vranësira të ndryshueshme.
Sipas parashikimeve të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, gjatë ditës pritet shtim gradual i vranësirave, të cilat do të krijojnë kushte për reshje shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 3 deri në 6 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale pritet të arrijnë nga 12 deri në 15 gradë Celsius.
Era do të fryjë nga drejtimi i veriperëndimit, me shpejtësi prej 1 deri në 4 metra në sekondë.

