Moti sot në Kosovë e Shqipëri

Moti sot në Kosovë e Shqipëri

Për të shtunën në Kosovë parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku gjatë orëve të pasdites do të ketë reshje lokale shiu, të shoqëruara me rrufe.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 13 deri në 15°C, ndërsa ato maksimale prej 24 deri në 27°C, njofton IHMK .

Era do fryjë nga drejtimi i jugperëndimit, e cila kohë pas kohe në dosa lokacione pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 15-60 km/h.

Edhe në Shqipëri, sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti do të jetë me diell në bregdet, vranësira reshje shiu në veri. Era do të fryjë me drejtim jugperëndim (SW) me shpejtësi 8 -15 m/sek në bregdet.

Temperaturat minimale do të sillen ndërmjet 12 e 13 Gradë celsius në zonat malore, ndërsa maksimalja pritet të arrihet deri në 18-32 Gradë Celsius në bregdet dhe zonat e ulëta.