Moti sot në Kosovë
Sot në Kosove parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell dhe i ngrohtë.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej -2 deri në 4°C, ndërsa ato maksimalet do të arrijnë në 14°C.
Era do të fryjë nga kuadrati i perëndimit dhe jugperëndimit, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme në regjionin e Gjakovës, me shpejtësi prej 20-49 km/h.
E gjatë kësaj jave do të kemi mot stabil kryesisht me diell dhe temperatura pranverore.
Do të ketë intervale më të gjata me diell, e herë herë kalojnë edhe vransira, por se nuk paraqiten gjasa për të reshura. Ditëve të para, orëve të mëngjesit nëpër ultësira mund të shfaqen kushte për mjegull apo mjegullinë.