Moti sot me diell dhe vranësira
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta, më të fokusuara rreth relievit malor.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-33 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-5m/s”, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.