
Moti sot kryesisht i vranët dhe me riga shiu
Gjatë ditës së shtunë, sipas të dhënave të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, do të mbajë mote kryesisht i vranët dhe me riga shiu.
Temperaturat do të lëvizin nga 7 deri në 17 gradë Celsius.
“Të shtunën parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi e lehtë deri mesatare”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.