Moti me kushte të paqëndrueshme atmosferike për javën ardhshme

Moti me kushte të paqëndrueshme atmosferike për javën ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se java e ardhshme parashihet të jetë me kushte të paqëndrueshme atmosferike.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se kjo situatë vie si pasojë e masave të lagështa të ajrit me origjinë perëndimore dhe jugperëndimore.

“Parashihen reshje shiu në viset e ulëta, duke i përjashtuar disa zona perëndimore dhe jugperëndimore, ku përveç rigave të shiut do të ketë kushte edhe për reshje bore, derisa në viset e larta mbi 1100m parashihen reshje të intensitetit mesatar”.

“Temperaturat do të ulën dukshëm në krahasimi me javën që po e lëmë pas”, thuhet në njoftim.

Moti i plotë për pesë ditët e ardhshme:

E hënë – Mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu, në viset e larta dhe në disa zona perëndimore parashihen reshje bore. Temperaturat minimale do të  lëvizin ndërmjet 3 deri 5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-10 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-11m/s.

E martë – Mot  me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat vende-vende mund te sjellin riga shiu , kryesisht në disa zona të kufizuara të pjesës perëndimore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri   -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius. Do të fryjë erë  nga verilindja me shpejtësi 1-8m/s.

E mërkurë. Mot me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri   -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-12gradë Celsius. Do të fryjë erë  e lehtë nga drejtimi i verilindjes.

E enjte –  Mot me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-16 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit  e lehtë deri mesatare.

E premte – Të premten parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3 deri 5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-18 gradë Celsius. Do të fryjë erë  nga drejtimi i juglindjes e  lehtë deri mesatare.