Moti kryesisht i vranët dhe me shi

Moti kryesisht i vranët dhe me shi

E hëna do të karakterizohet me mot kryesisht të vranët.

Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, këto vranësira parashihen të sjellin riga shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga katër e deri në gjashtë gradë Celsius, derisa maksimalet e ditës nga nëntë e deri në 13 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga juglindja me shpejtësi një e deri në katër metër për sekond.