Moti i keq në Shqipëri, pezullohet mësimi në 77 shkolla në të gjithë vendin

Moti i keq në Shqipëri, pezullohet mësimi në 77 shkolla në të gjithë vendin

Për shkak të kushteve të vështira të motit dhe reshjeve të dendura të dëborës, Ministria e Arsimit dhe Sportit ka vendosur pezullimin e përkohshëm të mësimit në 77 shkolla në disa zona të vendit.

Ky vendim është marrë bazuar në rekomandimet e autoriteteve për emergjenca civile dhe raportimet nga zyrat arsimore lokale.

Pezullimi i mësimit, që fillon më 13 janar 2025, do të zgjasë deri në një njoftim të dytë, ndërsa mësimi i humbur do të zëvendësohet gjatë javëve në vijim. Situata paraqitet më problematike në zonat e Bulqizës, Matit, Dibrës, Kukësit, Hasit, Pukës, Kurbinit dhe Mirditës, ku dëbora dhe kushtet ekstreme kanë vështirësuar qarkullimin dhe sigurinë.