Moti i keq “mbërthen” Amerikën
Mes një numri të madh fluturimesh të anuluara, zyrtarët në disa shtete jugore paralajmëruan të shtunën qytetarët të mos udhëtojnë për shkak të rrezikshmërisë që paraqesin rrugët, kryesisht ato të brendshme.
Stuhia dimërore shoqëruar me rreshje bore e temperatura të ulta po lëviz në shtetet që shtrihen në brigjet lindore të vendit.
Në përfundim të ditës pritet që temperaturat të bien edhe më shumë, duke rritur rrezikun për shdërrimin e korridoreve rrugore, në korridore të rrezikshme me akull.
Sipas Scott Carroll, meteorolog i Shërbimit Kombëtar të Motit në Atlanta rreziqet do të jenë më të mëdha në rrugët dytësore, pasi rrugët kryesore janë kryesisht të pastra. Disa aeroporte përfshirë ai në Atlanta të Xhorxhias dhe Charlotte në Karolinën e Veriut, njoftuan sot për ndërprerje të udhëtimeve.