Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të shtunën vendi do të përfshihet nga mot kryesisht me diell, i shoqëruar me vranësira të pakta lokale.
Sipas Institutit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10 dhe 14 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 22 deri në 25 gradë Celsius.
Gjatë ditës do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimet veriore dhe veriperëndimore, duke krijuar kushte të favorshme për aktivitetet në natyrë.

