Mot i qëndrueshëm dhe temperatura pozitive gjatë fundjavës

Mot i qëndrueshëm dhe temperatura pozitive gjatë fundjavës

Ditët në vijim do të karakterizohen nga moti i qëndrueshëm, me intervale të gjata me diell dhe vranësira të pakta.

Sipas, Besim Aliut nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, fundjava do të jetë e qetë, pa reshje shiu, ndërsa temperaturat do të mbeten pozitive si në vlerat minimale, ashtu edhe në ato maksimale, njofton Klankosova.tv.

Era do të fryjë kryesisht nga jugu, duke kontribuuar në stabilitetin e kushteve atmosferike.

Gjatë kësaj periudhe nuk pritet po ashtu të ketë ngrica, tha Aliu, në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova.