Moska bën bilancin: Shkatërruam 25 raketa të Kievit mbi rajonin e Belgorodit
Moska deklaron se sistemet e mbrojtjes ajrore shkatërruan 25 raketa Vampire të lëshuara nga forcat ukrainase mbi rajonin Belgorod të Rusisë sonte.
Lajmi është bërë i ditur nga agjencia e lajmeve Tass, duke cituar Ministrinë e Mbrojtjes.
Mediat ukrainase citojnë guvernatorin e rajonit Vyacheslav Gladkov, sipas të cilit ka pasur dëme të konsiderueshme, ndërsa raportohet për një të lënduar. Kujtojmë se Rusia ka nisur një operacion pushtimi në Ukrainë.