Momenti kur Haaland dhe Acerbi kapen pas ndeshjes City-Inter -VIDEO

Momenti kur Haaland dhe Acerbi kapen pas ndeshjes City-Inter -VIDEO

Erling Haaland dhe Francesco Acerbi u përfshinë në një bisedë sa të nxehtë, por aq gazmore pas barazimit pa gola të Manchester City kundër Interit.

Ndeshja e Ligës së Kampionëve të mërkurën mbrëma përfundoi pa gola në “Etihad Stadium”.

Haaland, i cili ka shënuar nëntë gola mbresëlënës deri më tani në Ligën Premier këtë sezon, nuk arriti të lë gjurmë kundër gjigantëve të Serie A.

Acerbi, Alessandro Bastoni dhe Yann Aurel Bisseck mbajtën nën kontroll sulmuesin norvegjez.

Pas vërshëllimës së fundit, Haaland u ‘përball’ me Acerbin, të cilit iu ankua se shumë herë e kishte tërhequr fanellën e tij gjatë ndeshjes evropiane.

Haaland tërhoqi fanellën e Acerbit përpara se të tërhiqte pjesën e sipërme të tij për të demonstruar se çfarë ndodhi gjatë lojës dhe për t’i thënë se do t’ia jap fanellën e kërkuar.

Pasi lojtari i Interit bëri shenjën ‘dy’ me gishtat e tij, duke aluduar se i ka tashmë dy, Haaland dukej se i tha atij të “q***j” në një shkëmbim të lehtë fjalësh në një situatë gazmore.