Momente tmerri për sulmuesin e Atleticos, grabitet nën kërcënimin e armës

Momente tmerri për sulmuesin e Atleticos, grabitet nën kërcënimin e armës

Momente tmerri për Angel Correan, sulmuesin argjentinas të Atleticos së Madridit.

28-vjeçari ka rënë pre e një grabitjeje me armë, teksa ndodhej në shtëpi bashkë me familjarët e tij.

Katër persona të armatosur dhe të maskuar me kapuça, u futën në shtëpinë e futbollistit, duke marrë shumë para dhe sende me vlerë. Për fat të mirë, asnjë nga familjarët e Correas nuk u lëndua.

Ky i fundit lajmeroi menjëherë policinë sapo grabitësit kryen misionin e tyre dhe u larguan.

Lojtari latin po kalonte fundjavën me njerëzit e tij të dashur pas eliminimit të Atleticos nga Superkupa e Spanjës.

Correa, i cili dhjetorin e vitit të kaluar fitoi Kupën e Botës me Argjentinën e tij, pritet që të transferohet në Arabinë Saudite gjatë merkatos dimërore, kampionat ku e kërkon Al-Ittihad.

Ngjarja tronditëse pritet të përshpejtojë largimin e futbollistit nga Spanja, aty ku luan me Atleticon e Madridit prej janarit të vitit 2015.