
Moment i veçantë: Granit Xhaka rikthehet në “Emirates” dhe përqafohet me Mikel Artetan
Kapiteni i Sunderlandit Granit Xhaka është përqafuar me trajnerin Mikel Arteta pas fitores së Arsenalit 3-0 në “Emirates”.
Xhaka shkoi për ta mbështetur Sunderlandin te skuadra londineze, pavarësisht që nuk luante si pasojë e lëndimit.
Arsenali e dominoi bindshëm tërë përballjen për të fituar me rezultat 3-0, si dhe mbajtur pozitën e parë në Ligën Premier, raporton Telegrafi.
Megjithatë, ajo që ra në sy pas ndeshjes ishte takimi i ngrohtë mes Xhakës dhe Artetas, të cilët kanë lidhje fantastike që prej kohës kur ylli shqiptar ishte te “Topçinjtë”.
