Molliqaj për Kurtin: Ata që duan Albinin në Kosovë do të zhgënjehen

Molliqaj për Kurtin: Ata që duan Albinin në Kosovë do të zhgënjehen

Dardan Molliqaj, kreu i PSD në Kosovë, pjesë e panelit të Top Story në Top Channel omentoi deklaratën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, këtë të hënë në Shkup.

“Të gjithë ata që kanë dashtë Albinin në Kosovë, do të zhgënjehehen sepse dallimet me tyre nuk kane qenë as peersonale as ideologjike, kanë qenë rreshtimi ndaj bashkësisë ndërkombërtare, Albini ka bërë hapa substanciale, gjithnjë e më afër do të jenë, nuk i bën mirë Kosovës dhe Shqipërisë”.

“Ne vazhdimisht kemi mbajtur qëndrim që ka rëndësi për çfarë pajtohen, më mire të jesh bashkëpunëtor me të maqedonisë, se di sa mund të ndihmojë Kosova Shqipërinë. Unë kundërshtoj propozimin e Ramës, i cili tha për autonomi të Kosovës, nuk bëj pjesë në grupin e politikanëve thonë që nuk duhet të ndërhyjë, siç Kosova duhet të ndërhyjë në Shqipëri, koha do të na japë të drejtë. Kryeministri del edhe flet pa pikë fytyre, pse vitin e kaluar e pranove marrëveshjen, e ka lidhur integrimin me normalizim”.

Sot në Shkup u mbajt takimi i liderëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor, në të cilin u diskutua Plani i rritjes i BE-së për vendet e rajonit.

Në këtë takim kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ai i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski, i Kosovës Albin Kurti, i Malit të Zi Millojko Spajiç, presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç, në prani të drejtorit të përgjithshëm për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim të Komisionit Evropian Gert Jan Kompan dhe ndihmës sekretarit të Shtetit i SHBA-së për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, James O’Brajan nënshkruan njw deklaratë të përbashkët.

Në deklaratën e përbashkët ata thanë se Plani i rritjes për Ballkanin Perëndimor është një mundësi e re për të promovuar konvergjencën ekonomike dhe sociale të rajonit.