Molliqaj në Gllogjan: Nasimi ishte i fortë dhe i palëkundur

Molliqaj në Gllogjan: Nasimi ishte i fortë dhe i palëkundur

Bashkë me aktivistë të PSD-së, kryetari Dardan Molliqaj ka vizituar Nasim Haradinajn në shtëpinë e tij në Gllogjan.

Molliqaj ka theksuar se krahas gëzimit për lirimin e tij, pas një mbajtje të padrejtë nga Dhomat e Specializuara, mbretëronte edhe hidhërimi tek të gjjthë për dënimin e padrejtë të Calit.

“Nasimi ishte i fortë dhe i palëkundur përkundër padrejtësisë që i është bërë këto tri vite. Për PSD-në të gjitha llojet e persekutimeve që po u bëhen krerëve të UÇK-së në Hagë, përveç të papranueshme, janë edhe argument shtesë që kjo Gjykatë është e padrejtë, një etnike dhe raciste. Lufta e drejtë e UÇK-së nuk mund të gjykohet me formate të tilla gjyqësore”, ka shkruar Molliqaj në “Facebook”.