Molliqaj: Fakti që pushteti e mbrojti Mimozën, e bën atë fajtor

Molliqaj: Fakti që pushteti e mbrojti Mimozën, e bën atë fajtor

“Biseda Mimoza-Radojçiq duhet me destabilizu gënjeshtrën e këtij pushteti”, ka thënë Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj përmës një reagimi në Facebook.

Molliqaj ka sjell në kujtesë se “Radojçiq ishte në listën e zezë të ShBA-së, por mbi të gjitha Kosova e dinte atë si dorën instrumentale të Serbisë në Kosovë”.

Sipas tij, “fakti që pushteti e ka mbrojtur Mimozën duke mohuar ekzistencën e bisedës, e bën atë fajtor”.

Më shumë kontekst: Biseda është zhvilluar në kohën kur Millan Radojçiq veçse pati hyrë në Listën e Zezë të Shteteve të Bashkuara.

Mimoza Kusari-Lila e kishte konfirmuar bisedën me Radojçiqin, por pati deklaruar se biseda është në gjuhën shqipe.

Sipas versionit të Kusari-Lilës, biseda kishte ndodhur pasi Simiq ia pati ‘lëshuar interfonin pa paralajmërim’.

“…Në të cilin gjatë bisedës Sllavko, ne…e thërret, e lëshon në speaker phone. Ai flet shqip”.

Por, pavarësisht kësaj interviste në Debat Plus, bërë nga Kusari-Lila menjëherë pas publikimit të Aferës Zrdavo nga Gazeta Nacionale, nga bashkëbisedimi i sotëm ekskluziv, del të jetë ndryshe.

“Mimoza këtu nuk po duket e nxane në pritë, duket që e ka pritë këtë bisedë”, thotë Buzhala, teksa komenton videon.