Modriq vazhdon me Realin

Modriq vazhdon me Realin

Luka Modriq do të vazhdojë të jetë pjesë e Real Madridit.

Siç raporton eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, kontrata e re e Modriqit do të jetë njëvjeçare, deri në verën e vitit 2025.

Tashmë, mesfushori kroat e ka nënshkruar ujdinë dhe pritet vetëm zyrtarizimi nga klubi nga Madridi.

Modriq, i cili është pjesë e Realit që nga viti 2012, ka fituar çdo trofe të mundshëm, duke përfshirë edhe në atë individual – Topin e Artë.

Ai tash do të jetë i angazhuar me kombëtaren e Kroacisë në Kampionatin Evropian.