MKRS-ja njofton se palestra e sportit “Bashkim Selishta-Petriti” në Gjilan do të rinovohet
Palestra e sportit “Bashkim Selishta-Petriti” në Gjilan do të rinovohet dhe do të ofrojë kushte moderne për sportistët. Kështu ka njoftuar MKRS-ja në faqen zyrtare të saj në Facebook.
Për këtë të martën është nënshkruar memorandum bashkëpunimi nga sekretari i MKRS-së, Xheladin Krasniqi dhe kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, në praninë e ministrit, Hajrulla Çeku dhe drejtorit të sportit në MKRS, Ibër Alaj.
Ky projekt është investim i përbashkët i ministrisë dhe komunës në vlerë 2.3 milionë euro.
Përmirësim i infrastrukturës sportive në gjithë vendin është njëri ndër prioritetet kryesore të Ministrisë së Sportit.