MKRS-ja dhe British Council, marrëveshje bashkëpunimi në fushën e artit dhe ekonomisë kreative
Ministria e Kulturës dhe British Council kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi në fushën e artit dhe ekonomisë kreative.
Në tre vitet e ardhshme, British Council do të bashkëpunojë me MKRS-në për zbatimin e projekteve dhe aktiviteteve të ndryshme për të mbështetur zhvillimin e ekonomisë kreative në vend.
Marrëveshja do të fokusohet në hartimin e politikave, kërkime dhe avokim në sektorin e ekonomisë kreative dhe ngritjen e kapaciteteve për profesionistët krijues dhe politikëbërësit, duke siguruar që individët dhe organizatat në fushën e industrisë kreative të rriten, të arrijnë potencialin e tyre dhe të bëjnë një ndryshim të qëndrueshëm dhe të përshtatshëm.
Memorandumi është nënshkruar nga ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku dhe drejtoresha për Kosovë e British Council, Majlinda Mazelliu në praninë e ambasadorit të Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves.