Mjekët që u kujdesën për babanë e Thaçit u shkojnë për ngushëllime

Mjekët që u kujdesën për babanë e Thaçit u shkojnë për ngushëllime

Familja e ish-presidentit Hashim Thaçi ka shprehur mirënjohje të thellë për mjekët, infermierët dhe personelin shëndetësor të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), të cilët u kujdesën për babanë e tij gjatë muajve të fundit.

Në një mesazh falënderimi, familja Thaçi vlerëson përkushtimin dhe profesionalizmin e mjekëve, të cilët luftuan me të gjitha mundësitë për ta mbajtur në jetë të ndjerin. Disa prej tyre ishin sot të pranishëm në të pamen e hapur për të shprehur ngushëllimet e tyre.

“Një falënderim të madh për mjekët, infermierët dhe personelin shëndetësor që u kujdesën për babanë e presidentit Thaçi në QKUK.

Disa nga ta ishin edhe sot për ngushëllime në të pamen e hapur.

Ata luftuan me përkushtim, profesionalizëm dhe zemër të madhe, duke mos u dorëzuar përballë sfidës më të vështirë: luftës për jetën.

Familja e presidentit Thaçi është përjetësisht mirënjohëse për kujdesin e tyre të palodhur, mbështetjen e vazhdueshme dhe humanizmin që treguan në çdo moment.

Gjatë gjithë këtyre muajve, ata nuk ishin vetëm mjekë, infermierë e personel shëndetësor. Ata u bënë edhe pjesë e dhimbjes së familjes!

Faleminderit për gjithçka!”, thuhet në falenderimin e familjes Thaçi.