Mitrovicasit kërkojnë fitoren e parë
Të mërkurën (nesër) Trepça do të ketë ndeshjen e tretë në grupet e FIBA Europe Cup, përkatësisht të dytën radhazi në shtëpi.
Mitrovicasit do të ndeshen me Caledonia Gladiators nga Skocia.
Të dy skuadrat kanë nga dy humbje në dy ndeshjet e para në Grupin H të FIBA Europe Cup.
‘Xehetarët’ pësuan nga Dijon 118:73 dhe MHP RIESEN Ludwigsburg 57:70, kurse Caledonia Gladiators pësuan nga MHP RIESEN Ludwigsburg 86:62 dhe Dijon 54:90.
Në përballjen tjetër të këtij grupi, Dijon dhe Ludwigsburg do të ndeshen për vendin e parë.
Ky është edicioni i dytë radhazi për Trepçën që luan në grupet e FIBA Europe Cup.