Mitaj pas humbjes me Gjeorgjinë: Nuk i shfrytëzuam rastet siç duhet
Shqipëria është mundur për herë të parë nën drejtimin e teknikut Sylvinho, në “fortesën” e “Air Albania”, me “Legjionarët” që janë mundur minimalisht nga Gjeorgjia, në sfidën e dytë, të këtij edicioni të Nations League.
Pas ndeshje një koment e ka bërë edhe anësori i mbrojtjes, Mario Mitaj i cili është s se skuadra thejsht nuk kishte shfrytëzuar rastet në të njëjtën mënyrë siç kishin bërë kundërshtarët dhe kjo solli disfatën e më tej tregoi më shumë edhe për transferimin në Arabinë Saudite.
“Besoj se në përgjithësi bëmë një ndeshje të mirë, vrapuam shumë, kishim 2-3 raste, por ata shfrytëzuan raste në mënyrë më të mirë. Lodhja nuk është justifikim se edhe ata vijnë nga një ndeshje para dy ditësh. Nuk besoj se ishte lodhja fakti që humbëm.
Ishte më e thjeshtë për ne se hapësirat në krahë i kishim më të lira, mund të kishim qarkulluar topin më shumë por kishin dy raste, i shfrytëzuan më mirë dhe humbëm.
Lodhja? Edhe ne, edhe ata kishim ndeshje para tre ditësh. Normale të jesh pak i lodhur por nuk besoj se ishte ajo gjëja që humbëm këtë ndeshje.
Pse në Arabi Saudite? Kam folur me drejtuesit dhe trajnerët e ekipit, kam parë cili është ekipi dhe lojtarët. Më kanë thënë që do të kem më shumë minuta, e rëndësishme është të luaj me lojtarë cilësorë dhe më shumë se në Rusi”, u shpreh Mitaj.