Misioni i ShBA-së në NATO: Përpjekja e ushtarëve tanë vazhdon për një mjedis të sigurt në Kosovë

Misioni i ShBA-së në NATO: Përpjekja e ushtarëve tanë vazhdon për një mjedis të sigurt në Kosovë

Misioni i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në NATO i ka kushtuar vëmendje përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Në faqen e vet zyrtare në platformën X ka shkruar se kjo javë shënon 17-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, një dëshmi e qëndrueshmërisë dhe vendosmërisë së popullit të Kosovës.

Misioni amerikan në Aleancën Veri-Atlantike ka shkruar dhe publikuar foto se përpjekjet e tij vazhdojnë për të siguruar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë.

“Kjo javë shënon 17-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, një dëshmi e qëndrueshmërisë dhe vendosmërisë së popullit të Kosovës. Ne, gjithashtu, shprehim mirënjohjen tonë të përzemërt për ShBA-në dhe forcat aleate për punën e tyre të paçmuar përmes misionit të KFOR-it, një operacion për mbështetjen e paqes i nisur në vitin 1999. Përpjekjet e tyre vazhdojnë të sigurojnë një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”, thuhet në njoftim.
Kosova një ditë më parë ka shënuar 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës e cila u shpall më 17 shkurt 2008.