
Mirlind Daku viziton KF Llapin në Antalya
Reprezentuesi i Kombëtares Shqiptare dhe sulmuesi i Rubin Kazan, Mirlind Daku, ka vizituar KF Llapin gjatë fazës përgatitore që po zhvillohet në Antalya, duke rikthyer edhe një herë lidhjen e veçantë që e bashkon me klubin tonë.
“Pavarësisht se kanë kaluar tetë vite nga largimi i tij nga Llapi, kur u transferua te Osijek, Daku vazhdon të ruajë marrëdhëniet e shkëlqyera dhe të shëndosha me kryetrajnerin Tahir Batatina, si dhe me ish-bashkëlojtarët, duke dëshmuar respektin që ka për klubin tonë”.
“Respekti dhe vlerat që Mirlind Daku shfaq ndaj klubit na bëjnë veçanërisht të kënaqur dhe krenarë që kemi pasur pjesë të familjes sonë një futbollist që nuk kurseu asgjë nga vetja sa herë që mbrojti me përkushtim ngjyrat tona. Për kontributin, karakterin dhe profesionalizmin e tij, Mirlind Daku mbetet përgjithmonë pjesë e historisë së klubit”, ka njoftuar KF Llapit.
KF Llapi i uron Mirlind Dakut suksese të vazhdueshme dhe arritje sa më të mëdha në vazhdim të karrierës së tij profesionale.
