HomeSportMirlind Daku mes lotëve përshëndetet me Rubin Kazanin, do të fitojë miliona...

Mirlind Daku mes lotëve përshëndetet me Rubin Kazanin, do të fitojë miliona te Spartak Moska

spot_img

Mirlind Daku ishte protagonisti kryesor në fitoren 2-1 të Rubin Kazanit ndaj Akron Tolyattit në javën e dytë të Ligës Premier të Rusisë, por ajo që ndodhi pas ndeshjes tërhoqi edhe më shumë vëmendje, raporton Telegrafi.

Sulmuesi shqiptar shënoi golin vendimtar për skuadrën e tij, ndërsa pas vërshëllimës përfundimtare u përqafua nga bashkëlojtarët, të cilët e ngritën në krahë dhe e hodhën disa herë në ajër, në një moment shumë emocional.

Vetë Daku nuk arriti t’i përmbante emocionet dhe u pa me lot në sy, ndërsa besohet se kjo skenë lidhet me largimin e tij të mundshëm nga Rubin Kazani.

Së fundmi është raportuar se Spartaku i Moskës ka aktivizuar klauzolën e blerjes së sulmuesit shqiptar, duke e afruar gjithnjë e më shumë transferimin e tij.

Pas ndeshjes, trajneri i Rubin Kazanit, Javi Artiga, u pyet nëse kjo ishte ndeshja e fundit e Dakut me fanellën e klubit.

“Nuk e di, do ta shohim. Unë jam trajneri dhe të gjitha lajmet na kanë gjetur këtu në Samara”.

“Përveçse është një futbollist i shkëlqyer, Mirlindi është edhe një njeri i jashtëzakonshëm që gjithmonë jep gjithçka për skuadrën. Ju kujtohet sezoni kur Rubini u rikthye nga Liga e Parë dhe, falë në masë të madhe Dakut, arriti një tjetër nivel”.

“Në çdo rast, i urojmë Mirlindit shumë fat dhe e falënderojmë për gjithçka”, deklaroi Artiga për “Match TV”.

Në anën tjetër, te Spartaku i Moskës, Daku do të fitojë miliona. Ish-ylli i Gjilanit do të nënshkruajë kontratë disavjeçare me pagë prej 3.3 milionë eurove për sezon, gjë që do ta bëjë ndër top tre lojtarët më të paguar në kampionatin rus.

Spartaku përndryshe për dallim nga skuadra e tjera të interesuara evropiane e kishte fuqinë financiare për t’ia paguar klauzolën e lirimit prej 11 milionë eurove./Telegrafi/

Lajmet e Fundit

Prokuroria e Pejës deklarohet për rastin e gruas që u godit për vdekje nga treni

Një ngjarje tragjike ka tronditur mëngjesin e së hënës Pejën. Një grua e ka humbur...

Juventusi zyrtarizon rikthimin e Kolo Muanit

Juventusi ka konfirmuar rikthimin e sulmuesit francez Randal Kolo Muani, i cili do të...

Ditë e nxehtë: Temperaturat arrijnë në 36°C

Gjatë ditës së hënë, moti pritet të jetë me diell dhe i nxehtë. Sipas të...

Mëngjes i qetë në pikat kufitare të Kosovës

Mëngjesi i së hënës i ka gjetur të qeta pikëkalimet kufitare të Kosovës. Bazuar në...

Më të lexuarat

Ta mbrojmë me protestë demokratike projektin e gazit amerikan dhe aleancën tonë me SHBA-në

Avdullah Hoti, ish kryeministër  Duke refuzuar projektin e Gazit të Lëngshëm Natyror (LNG) me prejardhje...

Xhandarmëria e Kosovës, projekt për siguri shtetërore apo deformim i rendit kushtetues?

Shkruan: Hisen Berisha  Pyetja më logjike që sot duhet ta shtrojë secili qytetar me kulturë...

Tradhtia nuk shlyhet me propagandë elektorale: Kurti, Osmani dhe pazaret kundër Kosovës

Shkruan: Hisen Berisha Deklaratën se Albin Kurti “ka rrëshqitur në tradhti” e kam thënë me...