Miratohet projekti i FFK-së në HatTrick

Miratohet projekti i FFK-së në HatTrick

Kampi Nacional i FFK-së me 14,000 ulëse.

Në Prishtinë u mbajt mbledhja e Komitetit HatTrick të UEFA-s. Gjatë kësaj mbledhjeje janë diskutuar dhe miratuar 22 projekte.

Në këtë mbledhje u miratua projekti i FFK-së, i cili do ta shndërrojë Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali në një stadium të kategorisë së katërt. FFK ka siguruar mbështetje financiare për vendosjen e 14,000 ulëseve në këtë stadium, si faza e fundit e kompletimit të Shtëpisë së Kombëtares së Kosovës.