Miratohet programi i Lojërave Olimpike LA28, barazia gjinore 50/50

Miratohet programi i Lojërave Olimpike LA28, barazia gjinore 50/50

Programi i garave dhe kuotat për sportistët për Lojërat Olimpike Los Anxhelos 2028 janë miratuar nga Bordi Ekzekutiv (EB) i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC). Me gjithsej 351 gara medaljesh – 22 më shumë se në Paris 2024 (329) – programi i LA28 ruan kuotën bazë prej 10,500 sportistësh, me 698 vende shtesë të alokuara për pesë sportet e propozuara nga Komiteti Organizues i LA28 (bejzboll/softboll, kriket, futboll me flamur, lakros dhe skuash).

𝐍𝐝𝐫𝐲𝐬𝐡𝐢𝐦𝐞𝐭:

• 𝐅𝐮𝐭𝐛𝐨𝐥𝐥: për herë të parë në historinë olimpike, do të garojnë më shumë ekipe të femrave (16) sesa të meshkujve (12).
• 𝐁𝐨𝐤𝐬: një kategori shtesë për femra siguron barazi të plotë gjinore në gara, duke ruajtur njëkohësisht numër të barabartë kuotash për sportistët dhe sportistet, ashtu si në Paris 2024.
• 𝐕𝐚𝐭𝐞𝐫𝐩𝐨𝐥𝐥𝐨: dy ekipe shtesë për femra do të sigurojnë barazi të plotë gjinore në kuotën e sportistëve dhe numrin e ekipeve.
• 𝐆𝐚𝐫𝐚𝐭 𝐦𝐢𝐤𝐬𝐞 𝐭ë 𝐳𝐠𝐣𝐞𝐫𝐮𝐚𝐫𝐚: Shigjetaria, atletika (stafeta 4x100m e përzier), golfi, gjimnastika, garat bregdetare të lundrimit me varka dhe pingpongu, do të përfshijnë gara të reja ekipore të përziera.

𝐌𝐮𝐧𝐝ë𝐬𝐢 𝐭ë 𝐫𝐞𝐣𝐚 𝐩ë𝐫 𝐦𝐞𝐝𝐚𝐥𝐣𝐞:

• 𝐍𝐨𝐭: garat në stilin 50 metra shpinë, flutur dhe bretkosë për femra dhe meshkuj do të sjellin emocione të mëdha në pishinën e Stadiumit Ingleëood.
• 𝐋𝐮𝐧𝐝𝐫𝐢𝐦 𝐦𝐞 𝐯𝐚𝐫𝐤𝐚: gara solo për femra (CW1x), meshkuj (CM1x) dhe çifte të përzier (CX2x) do të debutojnë në garat bregdetare.
• 𝐍𝐠𝐣𝐢𝐭𝐣𝐞 𝐬𝐩𝐨𝐫𝐭𝐢𝐯𝐞: disiplina boulder dhe lead do të jenë ngjarje të ndara për medalje, duke krijuar skena të reja për të shkëlqyer sportistët.
• 𝐁𝐚𝐬𝐤𝐞𝐭𝐛𝐨𝐥𝐥 𝟑𝐱𝟑: pas debutimit në Lojërat Olimpike Tokio 2020 me tetë ekipe për çdo gjini, tani do të ketë nga 12 ekipe për femra dhe meshkuj.

Detajet tjera dhe programi i garave 👉 https://shorturl.at/qitHb