Miratohet në lexim të parë buxheti për 2025

Miratohet në lexim të parë buxheti për 2025

Kuvendi i Kosovës ka miratuar në parim projektligjin për ndarjet buxhetore për vitin 2025, me 59 vota pro, 0 kundër dhe 2 abstenime, duke hapur kështu rrugën për ndarjen e buxhetit të ardhshëm të vendit.

Partitë opozitare nuk morën pjesë në votim, duke shprehur kritika ndaj projektbuxhetit të vitit 2025, të cilin e cilësuan si jo zhvillimor.