Ministrja Gërvalla në Kanada, me koncert madhështor nis java kulturore në shënim të 25-vjetorit të mikpritjes së refugjatëve

Ministrja Gërvalla në Kanada, me koncert madhështor nis java kulturore në shënim të 25-vjetorit të mikpritjes së refugjatëve

Me një atmosferë festive, me qindra të pranishëm nga komuniteti shqiptar dhe mysafirë nga Kanadaja, nën tingujt e Orkestrës Filarmonike të Torontos, nën dirigjimin e mjeshtrit të madh Bujar Llapaj dhe drejtorit ekzekutiv dhe artistik Qazim Kallushi, dhe tenorit me fame botërore, Ramë Lahaj, u mbajt koncerti festiv, në hapje të Javës së Kulturës së Kosovës në Kanada, në shënim të 25 vjetorit të mikpritjes kanadeze për refugjatët nga Kosova dhe 15 vjetorin e lidhjes së marrëdhënieve diplomatike mes Republikës së Kosovës dhe Kanadasë, organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe Ambasada e Republikës së Kosovës në Kanada.
Në fjalën e saj para të pranishmëve zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, shprehu mirënjohjen e thellë dhe falënderimet e shtetit dhe qytetarëve tanë ndaj mbështetjes së madhe, mikpritjen dhe kontributin e Kanadasë në çlirim dhe zhvillim të Kosovës dhe në veçanti integrim dhe mbështetje të mërgatës sonë në Kanada.
Më tej ministrja Gërvalla tha që refugjatët e atëhershëm, sot janë pjesë e rëndësishme e shoqërisë kanadeze. “Ata janë ambasadorët më të mirë të Kosovës. Ndërtojnë ora të fuqishme mes Kosovës dhe Kanadasë, por pa harruar asnjë herë vendin e tyre”, tha ministrja Gërvalla
Nga ana tjetër senatorja kanadeze, Rebecca Patterson foli rreth marrëdhënieve të fuqishme mes Kanadasë dhe Republikës së Kosovës si dhe miqësinë mes dy popujve tanë.
Pas ceremonisë së hapjes së Javës Kulturore të Kosovës, me koncertin e madh, përgjatë një jave do të mbahen shumë aktivitete në qytete të ndryshme të Kanadasë ku jetojnë dhe veprojnë shqiptarët, do të këtë shfaqje të filmave, dokumentarëve, aktivitete kulturore të ekspozimit të veshjeve tona kulturore si dhe do të organizohen edhe aksione të dhurimit të gjakut.
All reactions:

6