HomeAktualeMinistria e Financave nënshkruan katër marrëveshje me Bankën Botërore

Ministria e Financave nënshkruan katër marrëveshje me Bankën Botërore

spot_img

Ministria e Financave ka nënshkruar katër marrëveshje me tri institucione vendore në kuadër të Projektit për Zhvillimin e Sektorit Financiar, i cili po zbatohet me mbështetjen e Bankës Botërore përmes Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim (IDA).

Marrëveshjet synojnë forcimin e sektorit financiar, rritjen e qasjes në financa për bizneset, modernizimin e sistemeve të pagesave dhe fuqizimin e mekanizmave për mbrojtjen e depozituesve.

Në kuadër të këtyre marrëveshjeve, me Fondin Kosovar për Garanci Kreditore është nënshkruar marrëveshje granti në vlerë prej 4.7 milionë euro e dedikuar për rritjen e kapitalit dhe zgjerimin e garancive kreditore për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme, me fokus në bizneset në pronësi të grave, startup-et dhe bizneset eksportuese.

Gjithashtu, është nënshkruar marrëveshje granti prej 4.75 milionë euro me Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës për krijimin e një Sistemi Modern dhe të Ndërveprueshëm të Pagesave të Shpejta, i cili do të kontribuojë në rritjen e efikasitetit të pagesave digjitale në vend.

Me Fondin Kosovar për Sigurimin e Depozitave janë nënshkruar marrëveshje kredie dhe granti, secila në vlerë prej 11.85 milionë euro, për kapitalizimin e Fondit, forcimin e kapaciteteve institucionale dhe mbështetjen e rritjes së limitit të mbulimit të depozitave të siguruara.

Ministria e Financave mbetet e përkushtuar në zbatimin e reformave që forcojnë stabilitetin e sektorit financiar, përmirësojnë qasjen në financa për bizneset dhe avancojnë modernizimin e shërbimeve financiare në Republikën e Kosovës.

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...