Ministri Vitia: Jasharët, altar i madh i guximit
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë homazhe sot në Prekaz, për nder të 26-vjetorit të Epopesë së UÇK-së.
Përmes një postimi në Facebook, Vitia ka thënë se data 5,6 dhe 7 mars, na e kthjellojnë mendimin mbi çka jemi e çka kemi në rrënjë të lirisë sonë.
Lexoni më poshtë postimin e plotë:
Çdo vit, këto tre data të marsit, na e kthjellojnë mendimin mbi çka jemi e çka kemi në rrënjë të lirisë sonë.
Ata ranë të gjithë pa asnjë pikë pezmi, pa mëdyshje, pa u sprapsur, pa u dorëzuar.
Jasharajt, altar i madh i guximit.
Nderim përjetësisht veprës së Adem Jasharit dhe bashkëluftëtarëve të tij!
Lavdi Dëshmorëve të rënë për lirinë!