Ministri Maqedonci: Premtuam fuqizim të ushtrisë, e realizuam
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka thënë se janë investuar mbi 260 milionë euro në blerjen e sistemeve më moderne të armatimit.
Në një postim në Facebook, ai thotë se çdo prokurim është realizuar përmes konceptit shtet më shtet pa ndërmjetësim të operatorëve ekonomik, duke kursyer kësisoj buxhetin ndërkohë që është rritur cilësia.
Postimi i plotë:
Premtuam fuqizim të ushtrisë, e realizuam!
Që nga fillimi i këtij mandati deri më tani investuam mbi 260 milionë euro në blerjen e sistemeve më moderne të armatimit.
Çdo prokurim është realizuar përmes konceptit shtet më shtet dhe shtet me prodhues, duke kursyer kësisoj buxhetin ndërkohë që është rritur cilësia dhe siguria e furnizimeve.
#NderiDetyraAtdheu