
Ministri Maqedonci po merr pjesë në takimin e radhës së Grupit të Kontaktit për Ukrainën
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, po merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Ukrainën, i cili po mbahet në selinë e NATO-s.
Diskutimet kryesore fokusohen në situatën e sigurisë globale dhe mbështetjen ndërkombëtare për Ukrainën.
Grupi i Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës është formati i takimeve të ministrave dhe shefave të mbrojtjes së mbi 50 vendeve të botës që përbëjnë koalicionin e madh të mbështetësve të Ukrainës, që prej fillimit të agresionit rus.