
Ministri maqedonas i Brendshëm: 51 të vdekur e mbi 100 të plagosur nga zjarri në Koçan
Ministri i Brendshëm i Maqedonisë së Veriut, Pance Toshkovski, ka konfirmuar vdekjen e 51 personave në diskotekën ku ra zjarri në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në Koçan.
Në një konferencë për media, ai ka shtuar se janë mbi 100 persona të plagosur.
Sipas tij, të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në në spitalin e Shtipit dhe në spitalet e Shkupit.
Sipas Alsat M, trupat e të vdekurve janë dërguar për obduksion. /Klankosova.tv