Ministri i Jashtëm rus viziton Pekinin, thekson lidhjet me Kinën

Ministri i Jashtëm rus viziton Pekinin, thekson lidhjet me Kinën

Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov mbërriti në Pekin të hënën për të shfaqur forcën e lidhjeve me aleatin e ngushtë diplomatik Kinën, në mes të luftës së Moskës kundër Ukrainës.

Agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS tha se ministrat do të “diskutojnë situatën në Ukrainë dhe rajonin e Azi-Paqësorit, çështjet e bashkëpunimit dypalësh dhe ndërveprimit në arenën ndërkombëtare”, duke cituar zëdhënësen e ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova.

Megjithë mbështetjen e saj ndaj Rusisë në luftën në Ukrainë, zëdhënësja e ministrisë së Jashtme të Kinës, Mao Ning u tha gazetarëve të hënën se “Kina ka një pozicion objektiv dhe të drejtë për çështjen e Ukrainës”.

“Ne kemi promovuar në mënyrë aktive bisedimet e paqes dhe zgjidhjet politike. Kina nuk është krijuese apo palë në krizën e Ukrainës dhe ne nuk kemi dhe nuk do të bëjmë asgjë për të përfituar prej saj”, tha Mao.

“Vendet përkatëse nuk duhet të njollosin dhe të sulmojnë marrëdhëniet normale shtet-shtet midis Kinës dhe Rusisë, e lëre më të hedhin fajin mbi Kinën dhe të provokojnë konfrontim blloku,” shtoi ajo.

Sekretarja amerikane e Thesarit, Janet Yellen, e cila aktualisht po përfundon një vizitë në Kinë të hënën, tha se ajo kishte paralajmëruar zyrtarët për pasojat e mbështetjes së prokurimit ushtarak të Rusisë.