Ministri i Bujqësisë: Kemi pesëfishuar mbështetjen për fermerët organikë

Ministri i Bujqësisë: Kemi pesëfishuar mbështetjen për fermerët organikë

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ishte pjesëmarrës i Konferencës së dytë për Bujqësinë Organike në Kosovë, me rastin e shënimit të Ditës Evropiane të Produkteve Organike.

Ai ka thënë se ministria që drejton ka pesëfishuar mbështetjen për fermerët organikë.

“Kemi rritur përkrahjen 400% si dhe kemi hartuar Planin Kombëtar për Bujqësinë Organike 2023-2026, duke e harmonizuar atë me standardet e BE-së. Përkushtimi ynë i përbashkët po jep rezultate konkrete ku vetëm gjatë vitit 2023 janë certifikuar 520 hektarë për prodhim organik, ndërsa eksportet organike kanë arritur vlerën prej 16.5 milionë eurosh. Falë bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë dhe shoqatat vendore, po ndërtojmë një të ardhme të qëndrueshme për sektorin e bujqësisë organike në Kosovë”, ka thënë Peci.