Ministri i Brendshëm reagon ndaj akuzave mbi mënyrën e arrestimit të Metës: Policia u detyrua të përdorte forcën
Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha ka reaguar në lidhje me komentet dhe deklaratat e analistëve për arrestimin e ish-presidentit Ilit Meta.
Në një postim të gjatë në Facebook, ministri Hoxha shpreh keqardhjen për etiketimet fyese ndaj Policisë, që sipas tij kryen detyrën.
“Kam ndjekur me vëmendje dhe respekt opinionet e një sërë analistësh të angazhuar mbrëmë, lidhur me ndalimin e shtetasit Ilir Meta, nga Policia e Shtetit. Fjalori ka qenë ekstrem për mënyrën sesi u ekzekutua urdhri i Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, ndaj shtetasit në fjalë,” ka thënë ministri
Ai përsërit se forca e policisë u përballën me kundërshtimin me forcë të Ilir Metës dhe vijuan protokollin e ndalimit.
“Por e ndjej për detyrë të shprehem në emër të atyre efektivëve, të cilët nuk e meritojnë trajtimin tejet tendencioz, që iu bë operacionit të tyre. Për zbatimin e vendimit të Gjykatës u angazhuan efektivë të Forcës Lëvizëse Operacionale, forcë e posaçme e trajnuar dhe specializuar për të ndjekur protokollet standarde sipas rastit, dhe jo punonjës të Rendit, që është një forcë shërbimi ditor”, ka shtuar ministri.