Ministri Çeku përgëzon FFK-në dhe presidenti Ademi për krijimin e strategjisë për periudhën katërvjeçare

Ministri Çeku përgëzon FFK-në dhe presidenti Ademi për krijimin e strategjisë për periudhën katërvjeçare

Federata e Futbollit e Kosovës ka lansuar strategjinë e saj për periudhën 2024 – 2028 nën moton “Themelet e së ardhmes”.

Në ceremoninë e mbajtur në hotel “Emerald”, krahas mysafirëve të shumtë nga komuniteti i futbollit i pranishëm ishte edhe ministri për Kulturë, Rini e Sport, Hajrulla Çeku si dhe përfaqësuesi i UEFA-s, Denis Bastari dhe përfaqësuesit e FIFA-s, Gianni Manca dhe Lorenzo Cavallari FIFA.

Ministri Hajrulla Çeku u shpreh i lumtur që është pjesë e këtij eventi dhe përgëzoi Federatën e Futbollit të Kosovës për krijimin e strategjisë për periudhën katërvjeçare.

“E përgëzoj FFK-në dhe presidentin Ademi, i cili krahas punëve të tjera është i përkushtuar edhe në planifikimin strategjik afatgjatë. Në bashkëpunim me FFK-në dhe komunat po bëjmë konsolidimin e stadiumeve. Presidenti Ademi përmendi investimet në stadiumet ‘Adem Jashari’ dhe ‘Fadil Vokrri’, por ne me po aq zell po i trajtojmë edhe stadiumet e tjera. Brenda 5 viteve besoj se Kosova do ta përmbyll temën e infrastrukturës sportive”, ka thënë Çeku.

Ai ka thënë se MKRS gjatë këtij viti po planifikon edhe nisjen e stadiumit nacional