Ministri Çeku njofton edhe për investime në fushat e tenisit
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka bërë me dije se tenisi më nuk do të jetë sport sezonal.
“Nisim me mbulimin e fushave të tenisit në Prizren, për të vazhduar edhe me qytetet tjera. Në bashkëpunim me Federatën e Tenisit të Kosovës po investojmë për konsolidimin e kushteve infrastrukturore në tenis, në përputhje të plotë me standardet ndërkombëtare”, ka shkruar në Facebook Çeku.