Ministri Çeku me telegram ngushëllimi për vdekjen e futbollistit, Erjon Morina

Ministri Çeku me telegram ngushëllimi për vdekjen e futbollistit, Erjon Morina

Sot ka ndërruar jetë futbollisti Ejron Morina.

Për vdekjen e tij kanë reaguar shumë klube futbollistike, e në mesin e tyre edhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku.

“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të futbollistit të klubit të Vushtrrisë, Erjon Morina.  Humbja e Erjonit na ka prekur thellë. Futbolli kosovar humbi një talent premtues, i cili kishte një të ardhme të ndritur përpara. Në këto momente të vështira, pranoni ngushëllimet tona më të sinqerta. Jemi pranë jush në këtë dhimbje të madhe”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të Çekut.

“I përjetshëm qoftë kujtimi për Erjonin!”.