Milo për zgjedhjet në Kosovë: Do të prijnë Vetëvendosje dhe Kurti

Milo për zgjedhjet në Kosovë: Do të prijnë Vetëvendosje dhe Kurti

Historiani Paskal Milo, i ftuar në emisionin Log. të moderatorit Endri Xhafo, foli për zgjedhjet e së dielës që do të mbahen në Kosovë.

Milo theksoi se Vetëvendosje parashikohet që të fitojë zgjedhjet me rreth 40 përqind të votave. Ai shtoi se VV do ta ketë të vështirë të gjejë një partner për koalicion.

Paskal Milo: Nga të dhënat që kanë dalë, del se nuk do kemi një qeveri stabël. Vetëvendosje parashikohet që të fitojë reth 40 përqind të votave. Parashikohet që LDK dhe PDK të kenë rritje në numra dhe në përqindje. Vetëvendosje mund të mos jetë në gjendje të plotësojë numrat për të pasur një qeveri dhe mund të mos gjejë partner në koalicion. Vetëvendosje do ta ketë të vështirë të bëjë koalicion.