Millanoviq rizgjidhet president i Kroacisë, sipas rezultateve fillestare

Millanoviq rizgjidhet president i Kroacisë, sipas rezultateve fillestare

Zoran Millanoviq e ka fituar mandatin e dytë si president i Kroacisë të dielën, sipas rezultateve të para pas numërimit të 98.65 për qind të votave.

Millanoviq, nga partia opozitare Partia Social-Demokrate (SDP) – është në rrugën e duhur për t’i fituar 74.58 për qind të votave, sipas numërimit të votave nga Komisioni Qendror Zgjedhor i Kroacisë.

Kundërshtari i tij në balotazhin e së dielës, Dragan Primorac, nga partia në pushtet Unioni Demokratik i Kroacisë (HDZ) – i ka fituar 25.42 për qind të votave.

Dalja në zgjedhjet presidenciale në Kroaci – vendin anëtar të NATO-s dhe Bashkimit Evropian – ishte 44.15 për qind, sipas të dhënave fillestare.

“Kroaci, faleminderit”, tha Millanoviq para gazetarëve.

“Kjo është një ditë e madhe për mua personalisht. Këtë fitore e shoh si njohje për punën time, një lloj besimi i popullit në mua”, tha ai.