Milani rikthen interesimin për Armando Brojën
Pas njoftimit për nënshkrimin e Alvaro Moratas, Milani tani po punon për të sjellë një zëvendës të tij në fazën e sulmit.
E listës i prin Armando Broja, futbollisti shqiptar. Sipas një raporti, Milani po mban shpresa për një marrëveshje në formë huazimi për Brojën.
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka qenë i lidhur me Milanin për shumë vite tani dhe ndërsa lidhjet u rishfaqën më herët gjatë verës, u bë e qartë se Chelsea nuk është i hapur për një huazim.
Megjithatë, kuqezinjtë nuk pritet të dorëzohen kaq lehtë, duke e përcjellë situatën.
Përveç Brojës, në listën e Milanit në fazën e sulmit është edhe Tammy Abraham i Romës.