Milani mahnitës ndaj Interit, kalon në finale pas fitores 0-3

Milani mahnitës ndaj Interit, kalon në finale pas fitores 0-3

Milani e ka mposhtur Interin në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Kupës së Italisë me rezultat 0-3.

Mysafirët kaluan në epërsi në minutën e 36-të të takimit me anë të Joviq, e cili e çoi Milanin në pushim të pjesës së parë me avantazh.

Me të nisur pjesa e dytë, Joviq realizoi për 0-2, ndërsa Interi pati një shans të artë që ta ngushtonte epërsinë me Stefan de Vrij, por që goditjen e tij e ndali portieri kuqezi.

Për rezultatin përfundimtar të këtij dueli u përkujdes Rafael Leao, i cili realizoi në minutën e 85-të.

Ndeshja e parë pati përfunduar baras, 1-1, ndërsa në finale Milani do të përballet me plot gjasë me Bolognan, e cila nesër e pret në shtëpi Empolin, të cilin në ndeshjen e parë e ka mposhtur me rezultat 0-3.