Milani fillon kontaktet e reja me Armando Brojën

Milani fillon kontaktet e reja me Armando Brojën

Skuadra e AC Milanit është duke e kërkuar një tjetër sulmues në afatin veror pas transferimit të Alvaro Moratas nga Atletico Madridi.

Dhe siç raporton “Calciomarcato”, skuadra italiane tashmë ka nisur kontakte të reja me sulmuesin e Kombëtares së Shqipërsë, Armando Brojën, shkruan Indeksonline.

Broja momentalisht gjendet në “tour” me Chelsean në Amerikë – ku Enzo Maresca e ka marrë me vete për testin e fundit!

Milani kërkon Brojën vetëm në formë huazimi, pasi që dështoi transferimi i sulmuesit gjerman, Niclas Fullkrug.

Broja është duke pasur shumë oferta në tavolinë, përfshirë këtu edhe skuadrat nga Premier League, si Southampton dhe Everton.